Prizren: Gjuhen me armë zjarri afër lagjes së spitalit, policia i arreston të dyshuarit

Advertisement

Afër lagjes së spitalit të Prizrenit janë dëgjuar të shtëna armësh pas një mosmarrveshje në mes të palëve.

Siç ka thënë Policia e Kosovës në Prizren, nuk ka asnjë të lënduar, derisa të dyshuarit janë arrestuar.

“Afer lagjes së spitalit ka pas një gjuajtje me armë zjarri. Farmirësisht nuk ka asnjë të lënduar të dyshmtit janë arrestuar. Deri te gjuajtja ka ardhë pas nje mosmarrveshje në mes të palëve. Një gëzhoj është gjet në vendngjarje, disa persona janë duke u intervsituar”, ka thënë Shaqir Bytyqi, Zëdhënës i Policisë rajonale në Prizren.

Advertisement