hemelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mbetet prioritet i SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian. Kjo çështje pritet të jetë temë diskutimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Edhe pse ende nuk është caktuar një datë zyrtare për takimin në mes palëve, mediat serbe raportuan sot se Kurtit i është dhënë afat deri më 17 shkurt për të marrë një vendim përfundimtar.
Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në fillim të kësaj jave qëndroi për vizitë një ditore në Prishtinë. Ai u takua me kryeministrin, Albin Kurti. Temë diskutimi ishte korniza e propozimit të BE-së për dialogun.
Pas këtij takimi, Kurti e pranoi zyrtarisht propozimin e BE-së për dialogun.
Ai e konsideroi si bazë të mirë për bisedime të metejme dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Se ka presion të madh ndaj Kurtit për formimin e AKS-së u tha sot në media serbe. Gazeta “Nova” raportoi se Kurti i është dhënë afat deri më 17 shkurt për të marrë një vendim përfundimtar.
Për këtë Gazeta Insajderi ka kontaktuar me zyrtarë të qeverisë Kurtit. Deri më tani, ata nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.
Se mediat serbe mund të kenë propaganduar këtë datë, e thotë analisti kosovar, Fidan Ukaj.
“Data 17 shkurt, datë për të cilën po flitet se është caktuar si datë e fundit për Kryeministrin Kurti për të marrur një vendim rreth Asociacionit përkon edhe me datën e pavarësisë së Kosovës, për çka nuk besojë se mund të jetë e vërtetë, për arsye se institucionet e Kosovës, e populli i saj janë të përqendruar në festimin e kësaj date, ditës së pavarësisë së vendit”, deklaroi Ukaj për Insajderin.
Ukaj theksoi se tanimë ekziston një pranim i Asociacionit në “heshtje” nga ana e kryeministrit Kurti, por që nuk dihet se si do të zbatohet.
Tutje, ai përmendi edhe mundësinë e tërheqjen së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nga plani franko-gjerman për shkak të gjashtë kushteve të propozuara nga kryeministri Kurti.

Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mbetet prioritet i SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian. Kjo çështje pritet të jetë temë diskutimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Edhe pse ende nuk është caktuar një datë zyrtare për takimin në mes palëve, mediat serbe raportuan sot se Kurtit i është dhënë afat deri më 17 shkurt për të marrë një vendim përfundimtar.
Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në fillim të kësaj jave qëndroi për vizitë një ditore në Prishtinë. Ai u takua me kryeministrin, Albin Kurti. Temë diskutimi ishte korniza e propozimit të BE-së për dialogun.
Pas këtij takimi, Kurti e pranoi zyrtarisht propozimin e BE-së për dialogun.
Ai e konsideroi si bazë të mirë për bisedime të metejme dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Se ka presion të madh ndaj Kurtit për formimin e AKS-së u tha sot në media serbe. Gazeta “Nova” raportoi se Kurti i është dhënë afat deri më 17 shkurt për të marrë një vendim përfundimtar.
Për këtë Gazeta Insajderi ka kontaktuar me zyrtarë të qeverisë Kurtit. Deri më tani, ata nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.
“Propagandë e mediave serbe” – 17 shkurti 15 vjetori i Pavarësisë së Kosovë
Se mediat serbe mund të kenë propaganduar këtë datë, e thotë analisti kosovar, Fidan Ukaj.
“Data 17 shkurt, datë për të cilën po flitet se është caktuar si datë e fundit për Kryeministrin Kurti për të marrur një vendim rreth Asociacionit përkon edhe me datën e pavarësisë së Kosovës, për çka nuk besojë se mund të jetë e vërtetë, për arsye se institucionet e Kosovës, e populli i saj janë të përqendruar në festimin e kësaj date, ditës së pavarësisë së vendit”, deklaroi Ukaj për Insajderin.
Ukaj theksoi se tanimë ekziston një pranim i Asociacionit në “heshtje” nga ana e kryeministrit Kurti, por që nuk dihet se si do të zbatohet.
Tutje, ai përmendi edhe mundësinë e tërheqjen së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nga plani franko-gjerman për shkak të gjashtë kushteve të propozuara nga kryeministri Kurti.
Takimi në Bruksel, marrëveshje apo “turizëm”?
Bashkimi Evropian nuk dha datë të saktë se kur do mbahet takimi Kurti-Vuçiq.
Presidenti serb deklaroi se nuk do të shkojë në Bruksel pa u formuar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
“Mos më thirrni, sepse po më thirrni për turizëm, nuk jam i interesuar, kam qenë 100 herë”, tha Aleksandar Vuçiq.
“Por, nëse më thirrni, ma bëni me dije që do ta bëni Asociacionin, pra kur ta bëni, unë shkoj dhe bisedojmë për të gjitha gjërat tjera”, theksoi ai.
Në lidhje me pyetjen e Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se pse Serbia nuk formon Asociacione mbi baza etnike duke qenë se kanë 21 pakica kombëtare dhe 11 komuna që udhëhiqen nga kryetarë joserbë, Vuçiq tha se “kjo është marrëzi”.
Këto deklarata të Vuçiqit nuk i ka komentuar Kurti. Mirëpo, nga qeveria e Kosovës janë deklaruar si ai është i gatshëm për takim dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me BE për caktimin e takimit të radhës.
Bashkimi Evropian ka shprehur kundërshtitë e saj në formë vërejtje në dy nga gjashtë kushtet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, njoftoi zëvendësi i tij, Besnik Bislimi.
Por se cilat janë këto dy kundërshti, Bislimi nuk tregoi më tej. Për këtë gjë, tha ai, duhet pyetur ndërmjetësi evropian për dialog, Miroslav Lajçak.
“Gjashtë kushtet që ka propozuar Kurti në fakt janë parakushte, që tregojnë se mund të diskutohet për mekanizmin e avancuar të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve”, tha ai.
“Bashkimi Evropian ka vërejtjet e saj në dy kushte, por se cilat janë ato dhe pse ka vërejtje mund ta pyesni z. Lajçak kur është në Prishtinë”
Bislimi u shpreh se në takimin Kurti-Lajçak, kryeministri kosovar nuk është pajtuar për zbatimin e marrëveshjeve paraprake, por vetëm rreth rreth platformës dialoguese të planit franko-gjerman. /Gazeta Insajderi