Presidenti i Shqipërisë vjen sot në Kosovë, takohet me Osmanin

Advertisement

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Begaj do të pritet në takim nga homologia e tij, presidentja Vjosa Osmani.

Takimi do të fillojë në orën 11:00 në Presidencë.

Presidenti Bajram Begaj do ta vizitojë Kosovën një ditë para Ditës së Pavarësisë, ndaj kjo parashihet të jetë edhe arsyeja e vizitës.

Advertisement

Ndërkaq, Begaj, vizitën e tij të fundit në Kosovë e kishte bërë në gusht të vitit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *