Policia speciale bastis edhe vilën e Radoiçiqit në Ujman

Advertisement

Shënjestër e kontrolleve të realizuara sot nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në veri të vendit, është edhe një vilë e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Siç raporton Klan Kosova, Policia e Kosovës ka shkuar për kontroll edhe në vilën e Millan Radoiçiqit, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i sanksionuar nga ShBA-ja dhe Britania e Madhe, e cila gjendet në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Sipas këtij burimi, vila e tij që ndodhet në Ujman është duke u bastisur prej orës 6:00 të mëngjesit” shkruan Klan Kosova.

Prokurori special Naim Abazi ka thënë sot se aksioni i të premtes është zhvilluar kryesisht në pronat të cilat tanimë janë evidentuar si prona të të dyshuarit Radoiçiq.

Advertisement

Në një prononcim për “Betimi për Drejtësi”, Abazi tha se aksioni është bërë me kërkesë të Prokurorisë Speciale e me urdhër të gjykatës kompetente.