Policia konfiskoi një sirenë të alarmit dhe gjashtë zmadhues të zërit në Mitrovicën Veriore

Advertisement

Policia e Kosovës ka kryer sot një aksion në veri, ku ka konfiskuar një sirenë të alarmit dhe disa zmadhues të zërit.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëvenddrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se këto pajisje kanë shërbyer për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Konfirmojmë konfiskimin e një sirene të alarmit dhe 6 zmadhues të zërit në Mitrovica Veri. Kjo sirenë dhe këta zmadhues zëri kanë shërbyer në periudha të ndryshme kohore për të prishje të rendit dhe qetësisë publike” ka thënë Elshani./Gazeta10

Advertisement