Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin

Advertisement

Nga Baton Haxhiu

Armenët refuzuan të nënshkruanin një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin dhe sot janë 120 mijë syresh në Nagorno-Karabakh, të cilët po kthehen në refugjatë për vendin amë. Të mbështetur kryesisht nga Rusia ndërkombëtarisht, armenët panë një inkursion 24-orësh të Baku-t në Karabakh, ku enklava u kap në 60 pika kyçe ushtarake dhe u dorëzua. Lidhjet me Rusinë u provuan jo të efektshme për Yerevan-in, i cili një të ashtuquajtur themelim “asociacioni” armen në territor azer, e la thjesht në ide. Eksodi armen ka nisur dhe 13 mijë janë rikthyer në territorin e atdheut. Ky është një çast i ri gjeopolitik, i pamëshirshëm për ata, të cilët nuk e kuptojnë rëndësinë e fuqive të mëdha.

Çfarë duhet të mësojë Kosova nga kjo?

Sulmi terrorist i së dielës kundër Policisë së Kosovës ka shkaktuar polemika të mëdha në rrafsh vendor dhe ndërkombëtar.

Advertisement

Sa i përket debatit të brendshëm, vëmendja kryesisht është përqendruar në nivelin e hatashëm të profesionalizmit të dëshmuar nga njësitë e specializuara të Kosovës dhe qëllimet e mundshme të përdorimit të sasisë së stërmadhe të arsenalit ushtarak lënë prapa prej grupeve të organizuara terroriste kundër rendit kushtetues të Kosovës.