Përparim Rama shkarkon edhe një figurë të madhe politike në LDK

Advertisement

Burime të Gazeta Minuti bëjnë të ditur se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndërmarrë një tjetër vendim të rëndësishëm në strukturat drejtuese të komunës.

 

Sipas këtyre burimeve, Rama ka shkarkuar edhe Shkëmb Manaj nga pozita e nënkryetarit të kryeqytetit.

Ky vendim vjen në një kohë kur në Komunën e Prishtinës janë vërejtur lëvizje dhe ndryshime të shpeshta në pozitat e larta drejtuese. Kujtojmë se Manaj ishte emëruar në këtë pozitë gjatë vitit 2025 nga vetë Rama , duke qenë pjesë e ekipit të tij ekzekutiv.

Advertisement

Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar publik nga Komuna e Prishtinës lidhur me këtë zhvillim, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë reagime apo sqarime shtesë.