Përfundon aksioni i policisë në Leposaviq, ja çfarë u sekuestrua

Advertisement

Policia e Kosovës ka kryer një aksion mbrëmjen e së martës në një depo afër stacionit policor në Leposaviq.

Disa vetura të komunës janë sekuestruar, teksa nuk është gjetur armë.

Lajmi për media u konfirmua zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“Operacioni sapo përfunduar. Kemi gjetur disa vetura, pronë e komunës ndërsa armë nuk janë gjetur”, tha Elshani.

Advertisement

Policia më vonë pritet të njoftojë për rrjedhën e plotë të këtij operacioni.