Të shtunën mbi vendin tonë sipas parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell.
Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet që lokalisht të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në disa zona të kufizuara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7–10°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë ndërmjet 16–19°C.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 1–11 m/s.
E diel, 10 maj 2026
Parashihet mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale më të gjata me diell, si pasojë e stabilizimit gradual të kushteve atmosferike.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–9°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 19 deri në 22°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
“Kushtet agrometeorologjikeKushtet agrometeorologjike gjatë fundjavës paraqiten përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore, sidomos për drithërat dhe perimet në fazat intensive të vegjetacionit. Reshjet lokale të fundit pritet të kontribuojnë në ruajtjen e lagështisë së nevojshme në shtresat sipërfaqësore të tokës, ndërsa intervalet me diell dhe temperaturat relativisht të buta do të favorizojnë aktivitetin fiziologjik të bimëve”, njoftoj IHMK.