Advertisement
Pal Lekaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke thënë se qytetarët do ta japin verdiktin e tyre në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas Lekajt, pakënaqësia e qytetarëve ndaj qeverisjes aktuale po rritet dhe kjo, sipas tij, do të reflektohet drejtpërdrejt në kutitë e votimit. Ai theksoi se populli do t’i përgjigjet me votë politikave të qeverisë dhe se rezultati i zgjedhjeve do të tregojë qartë qëndrimin e qytetarëve ndaj qeverisjes së deritanishme.
Advertisement
“Qytetarët do ta godasin Kurtin me votë”, deklaroi Lekaj, duke shtuar se, sipas tij, vendi ka nevojë për një drejtim tjetër politik dhe për institucione që fokusin kryesor ta kenë te problemet e përditshme të qytetarëve.