Pal Lekaj ka dalë me një deklaratë të fortë në mbështetje të Ramush Haradinaj

Advertisement

Pal ka dalë me një deklaratë të fortë në mbështetje të Ramush Haradinaj, duke e quajtur atë figurë kyçe të historisë shqiptare.

Lekaj është shprehur se Haradinaj “është vetë historia”, duke theksuar se roli i tij në Kosovë lidhet drejtpërdrejt me sakrificën dhe luftën për liri. Ai ka shtuar se sulmet ndaj Haradinajt janë të padrejta, duke i quajtur kundërshtarët me gjuhë të ashpër si “zagarë”.

Sipas tij, historia e Kosovës nuk është shkruar vetëm në letra, por me sakrificën e atyre që kanë luftuar për vendin, duke e vendosur Haradinajn në qendër të kësaj narrative. 

Advertisement

Kjo deklaratë vjen në një klimë tensionesh politike, ku përplasjet mes partive në vend vazhdojnë të jenë të ashpra.