Pak para takimit, flet Bedri Hamza

Advertisement

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se nuk ka pranuar asnjë ftesë për takim nga kryeministri Albin Kurti, pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit,

Raporton: Perspektiva24

“Jo, nuk ka ftesë”, u shpreh shkurt Hamza, duke shtuar se PDK e respekton plotësisht vendimin e Kushtetueses, pasi sipas tij në një shtet demokratik duhet të respektohen institucionet dhe vendimet e tyre, veçanërisht ato të gjykatës më të lartë kushtetuese.

Ai bëri të ditur se gjatë ditës do të mbahet mbledhja e Kryesisë dhe e Grupit Parlamentar të PDK-së, ndërsa në ditët në vijim pritet edhe mbledhja e Këshillit Drejtues, ku do të diskutohen qëndrimet dhe hapat e mëtejshëm politikë të partisë.

Advertisement

Sa i përket mundësisë për kompromis rreth zgjedhjes së presidentit, Hamza theksoi se nuk është e duhur të flitet publikisht pa u zhvilluar më parë debatet brenda organeve të partisë, duke nënvizuar se vendimet do të merren kolektivisht dhe më pas do të bëhen publike.