Pagëzohet Sabit Geci, ish-komandanti i UÇK-së konvertohet në katolik

Advertisement

Sabit Geci është pagëzuar në Famullinë e Shën Mëhillit në Doblibarë.

Përveç fesë, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka ndërruar emrin. Tani e tutje, ai e ka marrë emrin ‘Kastriot’.

“Kastriot, unë po të pagëzoj në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt! Amen”, thuhet në njoftimin e Famullisë.

Advertisement

Geci, nga fshati Llaushë e Skenderajt, vinte nga një familje myslimane.