Paga e 13-të, u vendos data ekzekutimit

Advertisement

Shërbyesit civil në Kosovë pritet të marrin së shpejti pagën e 13-të, një shtesë që ka qenë shumë e diskutuar muajt e fundit si mbështetje financiare për administratën publike.

Sipas burimeve, pagesa mund të ekzekutohet më së largu të hënën, nëse përfundojnë procedurat teknike dhe financiare. Megjithatë, ende nuk ka njoftim zyrtar për datën e saktë.

Kjo shtesë vjen në një kohë të rritjes së kostos së jetesës dhe konsiderohet si lehtësim i përkohshëm për shumë familje. Ndërkohë, sindikatat kërkojnë që paga e 13-të të bëhet praktikë e rregullt, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për ndikimin në buxhetin e shtetit.

Advertisement