Advertisement
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar veprimtarin e gazetarin Enver Malokun në 25 vjetorin e vrasjes.
Osmani tha se sot mbushen 25 vjet nga vrasja tinëzare e Enver Malokut, ku tha se është njeriu që e shndërroi fjalën e lirë e informimin e drejtë në parime të një shoqërie dhe e shënjoi një epokë të raportimit të guximshëm e profesional.
“Ai e kultivoi fjalën e lirë dhe informoi me guxim për tragjedinë e popullit të vet duke u shndërruar në zëdhënës të fuqishëm për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Si zëdhënës i vullnetit politik e njerëzor të kombit të vet, ai mbetet shembull i njeriut të përkushtuar ndaj fjalës së lirë e lirisë së popullit të vet”, ka shkruar Presidenca e Kosovës në Facebook.