Advertisement
Presidentja Vjosa Osmani është shfaqur së fundmi e pakënaqur me zhvillimet politike, duke deklaruar në mënyrë joformale se “nuk po dojnë me m’bo presidente”, çka interpretohet si mungesë mbështetjeje për një mandat të dytë.
Ajo ka zhvilluar takime me qytetarë në gjithë vendin, të cilat i ka cilësuar si falënderuese, ndonëse po shihen edhe si aktivitete me prapavijë politike.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka propozuar për mandat të ri, por ka kandiduar Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçaku
Advertisement
Pas dështimit të seancës më 5 mars, vendi ka hyrë në ngërç institucional. Osmani shpalli shpërndarjen e Kuvendit, ndërsa Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi masë të përkohshme deri më 31 mars.
Mandati i saj përfundon më 4 prill 2026.