Njoftim për gjithë punëtoret e sektorit privat lidhur me 100 euro

Advertisement

Aplikimi për përfitimin e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat pritet të hapet këtë javë, përkatësisht të enjten dhe të premten, përmes platformës zyrtare elektronike.

 

Sipas informacioneve të publikuara lidhur me Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0, punëtorët e sektorit privat do të duhet të aplikojnë online për të përfituar mbështetjen e njëhershme prej 100 eurosh nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta Minuti.

Aplikimi pritet të bëhet në mënyrë elektronike, përmes platformës shtetërore eKosova, ndërsa autoritetet pritet të publikojnë edhe linkun zyrtar dhe detajet për kriteret e aplikimit.

Advertisement

Kjo mbështetje financiare është pjesë e pakos së re të miratuar nga Qeveria, ku përfitues janë edhe pensionistët, studentët dhe fëmijët.