Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se nesër, më 06.05.2026, hyrje/daljet e reja të zonës së Nisjeve dhe Arritjeve do të jenë të mbyllura përkohësisht për shkak të punimeve.
Për të gjitha fluturimet (nisje dhe arritje), udhëtarët duhet të shfrytëzojnë hyrjen e vjetër të terminalit (Departures).
Sipas njoftimit, nga data 07.05.2026, hyrje/daljet aktuale do të rikthehen në funksion normal.
Nga aeroporti kërkojnë ndjesë për çdo shqetësim dhe falënderojnë udhëtarët për mirëkuptimin.
Njoftimi:
Të nderuar udhëtarë,
Ju njoftojmë se nesër, më datë 06.05.2026, hyrje/daljet e reja të Nisjeve dhe Arritjeve do të jenë të mbyllura përkohësisht vetëm për këtë ditë përshkak të punimeve.
Për të gjitha fluturimet tuaja (Nisje dhe Arritje), ju lutemi të drejtoheni tek hyrja e vjeter e terminalit (Departures). Nga data 07.05.2026, hyrje/daljet aktuale do te jene te hapura.
Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!