Feim Kelmendi, është zgjedhur sot Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit në Telekomin e Kosovës.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga ky institucion.
Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh.A, me datën 10.02.2023, me vendim unanim zgjodhi z. Feim Kelmendi në pozitën e Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit në Telekomin e Kosovës Sh.A.Me datën 18.01.2023, Komisioni Vlerësues në bashkëpunim me Partnerin zbatues për monitorim, për pozitën e Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit, në mesin e pesë (5) aplikacioneve të pranuara, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të dosjeve/aplikacioneve ka përzgjedhur në listën e ngushtë për intervistim tre (3) kandidatë.
Me datën 09.02.2023, Komisioni Vlerësues në bashkëpunim me Partnerin zbatues për monitorim të procesit të përzgjedhjes ka intervistuar kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë për pozitën e Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit të Telekomit të Kosovës Sh.A.Komisioni në bazë të metodologjisë për vlerësimin e Zyrtarëve të Lartë, të përcaktuar nga Partneri zbatues për monitorim (BDO), ka bërë poentimin e të gjithë kandidatëve të intervistuar, ku z. Feim Kelmendi është vlerësuar nga Komisioni Vlerësues me më së shumti pikë” thuhet në njoftim, raporton Gazeta Blic.
Në një kërkim të thjeshtë në rrjetin e tij social Facebook, shihet se ka shpërndarë fotografi të liderit të VV-së, njëherësh kryeministër i vendit, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeminsitrit Besnik Bislimi.Në secilën fotografi të Kurtit ai shpreh hapur admirim për kryetarin e LVV-së dhe politikat e kësaj partie.
“Gazeta Blic” i’u sjell disa nga fotot e shpërndara nga Kelmendi që tregojnë afërsinë e tij me VV-në.
