Nisma për shkarkimin e Abdixhikut, dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së

Advertisement

Delegatët e LDK-së, i kanë dorëzuar sot në zyrën qendrore të partisë nënshkrimet e nevojshme për thirrjen Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë për shkarkimin e Kryetarit Abdixhiku.

Iniciativa për shkarkimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikut, ka nisur nga figura brenda këtij subjekti që janë të pakënaqura me rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Advertisement

Nëshkrimet janë dorëzuar në zyret e partisë nga Armend Zemaj dhe Florian Dushi.