Nis seanca për mbështetjen urgjente të Policisë, LVV-ja e bojkoton

Advertisement

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në këtë seancë po marrin pjesë deputetët opozitarë të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, ndërkaq deputetët e shumicës e kanë bojkotuar sërish atë.

Seanca ka vetëm një pikë të rendit të ditës, që është shqyrtimi i propozim-rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Advertisement

Rezoluta është paraqitur nga deputeti Rashit Qalaj, i cili prezantoi qëndrimin e 40 deputetëve nënshkrues.