Nga sot Shqipëria merr për herë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB

Advertisement

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur se nga sot Shqipëria do të marrë për herë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB-së.

Ajo, dje në një konferencë për media, ka deklaruar marrja e Presidencës vjen në një moment të vështirë, kur bota përballet me një sërë krizash serioze.

“Presidenca e KS na jep mundësinë të përcaktojmë se cilat situata krizash marrin vëmendjen e posaçme të KS. Shqipëria ka akumuluar gjatë 20 muajve të fundit një eksperience të vyer në tryezën e KS. Performanca e suksesshme që kemi pasur gjatë këtij mandati, na jep avantazh në sytë e aleatëve e partnerëve”, u shpreh ministrja.

Gjithashtu ministrja tha se aktiviteti tjetër shënjues i presidencës tonë i kushtohet agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës.

“Merita i takon vendit tonë si një nga iniciatorët që e ka sjellë atë në vëmendje të KS. Aktiviteti tjetër shënjues i presidencës tonë i kushtohet agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës. Si bashkëpenëmbajtës me SHBA, kjo është një nga çështjet që ka shënjuar mandatin tonë. Ka bërë që Shqipëria të fitojë respektin dhe admirimin e partnerëve e aleatëve. Ne do të organizojmë një Debat të Hapur të nivelit të lartë në KS. Debati do të fokusohet në pasojat e agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës”, thekson Xhaçka./tvklan.al

Advertisement