Policia e Kosovës ka publikuar foton e një personi dhe ka kërkuar ndihmën qytetarëve për të identifikuar vendndodhjen e tij, i njëjti është i kërkuar për veprën penale ngacmim.
Ndërsa, dyshohet se ka kryer edhe disa raste të tjera të ngjashme në Prizren, përcjell IndeksOnline.
“Sektori i Hetimeve të Stacionit policor Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale Ngacmim që ka ndodhur më datë 28/02/2023, ora 19:15, në rrugën “Ëilliam Ëalker” në Prizren, pranë hyrjes së objektit të banimit “RAFII”.
Sektori i hetimeve pas marrjes së rastit për hetim ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të instaluara pranë vendit të ngjarjes ku i dyshuari shihet në filmim.
Pamjet nga kamerat e sigurisë nuk janë shumë cilësore, ndaj edhe pas përpjekjeve të bëra nuk kemi mundur të identifikojmë ende kryesin e kësaj vepre.