Në ditën kur ShBA-ja organizon diskutim mbi Asociacionin, Ramabaja thërret qytetarët të dalin në shesh

Advertisement

Analisti dhe përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, i ka ftuar qytetarët që të dalin nesër në shesh.

Arsyeja sipas tij është që t’i thuhet jo Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Kështu u shpreh ai në Facebook. Shtoi se ‘protesta’ e nesërme do të fillojë në sheshin e Prishtinës nga ora 12:00, raporton Paparaci.

“Imponimi i Bashkësisë së Komuanve Serbe – një kronikë e luftës së re të paralajmruar shqiptaro-serbe! Jo BKS-së! Nesër, më 31 janar 2023, ora 12.00 – të gjithë në SHESH!”, shkroi ai në Facebook.

Advertisement

Në anën tjetër, Ambasada amerikane në Prishtinë pikërisht në ditën e nesërme ka organizuar një diskutim mbi Asociacionin, ku janë të ftuar zyrtarë qeveritarë, diplomatë e anëtarë nga shoqëria civile.

Edhe Zyra e kryeministrit Albin Kurti dhe ajo e presidentes Vjosa Osmani kanë konfirmuar pjesëmarrjen në atë takim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *