Ndizen sirenat e luftës në Serbi: “Shqipëria e Madhe” po vjen, po përgatitet “përpirja” e disa pjesëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë

Advertisement

Media kroate “Jutarnji”, i ka kushtuar një artikull Serbisë pas kërcënimeve të fundit për një luftë në madhe në Ballkan. “Përkujtimi i Stuhisë ka kaluar, kështu që edhe në Serbinë e Vuçiçit, fokusi i sulmeve nga Kroacia tani po zhvendoset në destinacione të tjera të afërta. Kështu, në qetësinë e verës, për disa arsye, Serbia hap përsëri frontin e saj ndaj vendeve fqinje, kësaj here Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, ku negociatat e dhimbshme dhe vendimtare janë në lëvizje të plotë për formimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve të qershorit. Përkatësisht, Aleksandër Vuçiç vetë e pranon se Serbisë po i pret (përsëri) vjeshta më e vështirë në historinë e saj. Megjithëse flet për “vuajtjet serbe” dhe “ditë të vështira” pothuajse çdo ditë për dhjetë vjet, nga presioni për zgjidhjen e çështjes së marrëdhënieve me Kosovën dhe vendosja përfundimtare e sanksioneve kundër Rusisë, ai vendosi të hakmerret me të njëjtën “masë” ndaj Malit të Zi, duke u përpjekur të destabilizojë sërish rajonin tashmë të brishtë të Ballkanit jugperëndimor”, thuhet në artikullin e medias kroate.

“Ne nuk e kërcënojmë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, por ata nuk presin falënderim nga ne sepse e njohën pavarësinë e Kosovës”, tha Aleksandër Vuçiç. Këto ditë, ministri serb i Mbrojtjes dhe pasardhësi i Vuçiç i sapolindur në fron në krye të Partisë Progresive Serbe (SNS), Millosh Vuçeviç, tha se “Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë ofenduar Serbinë për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës” edhe për shkak të kësaj kërcënohen me “fatin ukrainas”. Sipas tij, Shkupi dhe Podgorica hapën kutinë e Pandorës (kujtojmë se këto vende e njohën Kosovën në vitin 2008), madje ai i akuzoi për “ndërhyrje në punët e brendshme të Serbisë”. Vuçeviç është i bindur se “Shqipëria e Madhe” po vjen dhe se do të përpijë pjesë të Malit të Zi dhe Maqedonisë, ndaj i paralajmëron: Po maqedonasit po flenë të qetë!?

Advertisement

Ai ka shtuar se është njoftuar nga zyrtarët grekë se nuk do ta ndryshojnë qëndrimin sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Vuçiq duke folur për luftën në Ukrainë, ka thënë se është e dukshme se vjeshta do të jetë e nxehtë sepse situate atje nuk është e lehtë dhe e thjeshtë, pasi asgjë nuk është duke shkuar shpejtë dhe as që do të zgjidhet shpejtë, dhe do të ketë edhe shumë probleme.