Ndeshja me Bullgarinë, Sylvinho flet edhe për Brojën: Kualifikimi vendoset në nëntor

Advertisement

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot më 18:00 në “Air Albania”, sfidën miqësore me Bullgarinë. Dueli vjen pas triumfit 3-0 që tanët siguruan disa ditë më parë kundër Çekisë po në Tiranë, me duelin që vlente për grupin E të Euro 2024. Për miqësoren e së martës, trajneri Sylvinho ka dalë para medieve së bashku me portierin Thomas Strakosha. Për brazilianin e stolit rëndësi ka vazhdimësia, teksa projektohet një rotacion në formacion, për t’iu dhënë minuta lojtarëve që janë aktivizuar më pak. Sipas tij nesër do ketë 4-5 lëvizje në formacion, ndërsa ka vendosur pikat mbi “i” sa i takon “çështjes Armando Broja”. Sipas trajnerit llogaritë do bëhen në nëntor.

Ndryshime – Fjala miqësore për mua nuk ekziston. Miqësoret janë vetëm ato 11 kundër 11 që luajmë me njëri-tjetrin në stërvitje. Mund të ketë 3 apo 4, ose maksimumi 5 ndryshime. Do të respektojmë edhe klubet, për lojtarët që luajnë çdo tre ditë, por sigurisht që nuk do të bëjmë shumë ndryshime, pasi është një mundësi për të provuar variacione dhe për të vijuar procesin e rritjes. Kemi dërguar një njeri që të vëzhgojë Bullgarinë, pasi e respektojmë maksimalisht këtë përballje dhe duam të bëjmë sa më mirë.

Armando Broja – Nuk ka ndodhur asgjë. Ai vjen nga një dëmtim rreth 10 mujor, një kohë shumë e gjatë. Ka luajtur pak kohët e fundit me Chelsea-n dhe në ndeshjen e fundit atje ka luajtur vetëm pjesën e parë. Kishte një problem dhe erdhi këtu. Pasi provuam, në bashkëpunim me mjekët e Chelsea-t, vendosëm që ai nuk është në gjendje për të luajtur, ndaj u kthye atje për t’u ndjekur nga stafi i klubit anglez. Duhet shumë kujdes pas një dëmtimi si ky, ndaj është më mirë që ta ndjekin mjekët e Chelsea-t. Kjo është 100% e saktë mbi atë që ka ndodhur.

Objektivin nuk e kemi arritur akoma. E kam thënë që kemi bërë një rrugëtim shumë pozitiv deri këtu, por gara është ende e hapur dhe në nëntor, kur ta sigurojmë plotësisht biletën për në Europian, do të nisim të mendojmë sa larg mund të shkojmë. Deri në nëntor, nuk mund të mendojmë për Gjermaninë, pasi nuk jemi ende atje”, tha Sylvinho.

Advertisement

Portieri Thomas Strakosha u ndal te aktivizimi në Premier League dhe konkurrenca me Berishën, teksa sipas tij trajneri ka krijuar grupin dhe ekipi është i lumtur, gjë që paraqitet edhe te rezultatet.

ADVERTISEMENT

Debutimi në Premier League dhe Kombëtarja? Ndihem shumë mirë, jam krenar që po luaj në Premier League. Kushdo që luan në Kombëtare duhet të jenë gati dhe objektivat vlejnë. Nuk futemi për të humbur, jemi këtu për të fituar. Çdo ndeshje vlen për të kuptuar njëri-tjetrin. Jam i lumtur që jam në Premier League, kam cilësi për të luajtur aty. Nëse nuk provon nuk e di nëse është mirë apo keq. Tani dua të jem në Europian.

Ndryshimi Reja – Sylvinho? Na ka munguar grupi. Gjëja më e mirë që ka bërë trajneri është krijimi i këtij grupi, jemi pranë njëri-tjetrit. Tani që jemi afër Euro 2024 po mendojmë si do luajmë në Europian. Na duhet edhe një pikë, por ekipin e kemi për të provuar diçka më shumë se thjesht të luajmë” tha Strakosha.

Renditja e Grupit E: