Ndërmarrja e Komunës së Prishtinës ‘Prishtina Parking’ ka disa javë që nuk po pranon monedhën 2 euroshe në formë pagese pasi një pjesë e madhe dyshohet se kanë rezultuar të falsifikuara.

Advertisement

Ndërmarrja e Komunës së Prishtinës ‘Prishtina Parking’ ka disa javë që nuk po pranon monedhën 2 euroshe në formë pagese pasi një pjesë e madhe dyshohet se kanë rezultuar të falsifikuara.

 

Lidhur me këtë vendim, punëtorë të ndërmarrjes për KALLXO.com kanë raportuar se janë në presion nga menaxhmenti, por edhe nga klientët të cilët shpesh nuk kanë formë tjetër pagese, përpos monedhës 2 euroshe.

 

Sipas tyre, shpesh këto monedha i marrin dhe i ndërrojnë me para të tyre, për të shmangur problemet dhe presionet brenda ndërmarrjes.

 

Zyra për informim e kësaj ndërmarrjeje kanë bërë të ditur se kanë ndaluar monedhën 2 euroshe pasi nëse do vazhdonin t’i merrnin, do shkaktohej dëm financiar deri në 40 mijë euro në vit.

“Arsyeja e ndalimit të monedhës 2 euro nga N.P.L. “Prishtina Parking” SH.A. ndërlidhet me disa fusha. E para, ka të bëjë me dëmin financiar që i shkaktohet ndërmarrjes nga monedhat e falsifikuara, e cila po të vazhdoh ej, do të mund të shkonte deri në 30-40 mijë euro në vit. Prandaj, qëllimi i këtij vendimi është mbrojtja e financave të ndërmarrjes”- thuhet nga kjo ndërmarrje.

Advertisement

 

Tutje, nga Prishtina Parking bëjnë të ditur se pas pranimit të qarkullimit ditor, dorëzimi i fitimit bëhet në bankë dhe shpesh janë përballur me këtë monedhë të falsifikuar.

 

“Pas pranimit të qarkullimit ditor nga pikat e shitjes, ndërmarrja e bën dorëzimin e tyre në bankat në të cilat kemi llogari. Me qenë se zyrtarët tanë bëjnë dorëzimin e mjeteve në banka, atëherë banka është ballafaquar me këto monedha të falsifikuara”- thuhet më tej nga ndërmarrja.

 

Si rezultat, Prishtina Parking potencon se konform procedurave, banka ka njoftuar policinë. Por, në këto raste, Policia ka intervistuar zyrtarët e tyre. Sipas ndërmarrjes, për të mbrojtur ligjërisht dhe integritetin e zyrtarëve kanë qenë të detyruar të marrim këtë masë.

Ndërmarrja bën të ditur se kanë pranuar një pasijie për detektim të monedhave të falsifikuara dhe presin të furnizohen edhe me disa tjera.

Ameti shtoi se lufta kundër kësaj dukurie është një aktivitet i përditshëm i institucioneve përgjegjëse të luftimit të krimeve ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *