Sot pritet të kemi mot me diell dhe shumë i nxehtë.
Shumë nxehtë nesër edhe në Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës. Temperaturat në zonat më të nxehta mund të arrijnë deri në 40°C.
Të mërkurën ulje e temperaturave në tërë rajonin, ngase fronti i ftohtë me stuhi dhe reshje intensive në vendet fqinje do të ndikojë në uljen e temperaturave. Kjo do të ndodhë nga deti ku vijnë erërat veriperëndimore (pa reshje) në Shqipëri dhe perëndimore në Kosovë (priten rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë). Pasdite ose në mbrëmje fronti i ftohtë depërton në Kosovë dhe do të fillojnë të fryjnë erëra të freskëta nga veriu të shoqëruara me rrebeshe lokale shiu dhe ndonjë stuhi lokale.
Të enjten freskët në Kosovë dhe po ashtu edhe në Shqipëri, por pa reshje atmosferike ose reshje simbolike.
Nga e premta stabilizim i motit dhe rritje e temperarurave, por pa vapë të fortë verore./METEOBALLKAN