Ajo theksoi se zhvillimet në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin global të energjisë, ndikojnë drejtpërdrejt edhe në tregun kosovar.

“Është shumë e rëndësishme që ky mekanizëm i joni deri tani ka dhënë rezultatet e veta ndoshta jo në nivel 100 për qind,” tha ajo.

“Stabilizimi i çmimit […] do të varet nga rrethanat në Lindjen e Mesme”, deklaroi Kusari-Lila.

Advertisement

Sipas saj, mekanizmi aktual i marzhave ka ndihmuar në kufizimin e rritjes së çmimeve.

Megjithatë, qeveria po shqyrton mundësinë e ndërhyrjeve shtesë për sektorët e transportit dhe bujqësisë.