Ministri serb i mbrojtjes dhe kryetari i partisë së Vuçiqit PPS, Millosh Vuçeviq, pas sulmit terrorist që ndodhi ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku, në mënyrë të tërthorët ka zbuluar planet e serbëve duke thënë se “është pritur reagimi ndryshe i KFOR-it, sepse ata kanë qëndruar duke shikuar se si “shqiptarët po bëjnë gjueti ndaj serbëve”.
Ai ka pretenduar se “Beogradi nuk dëshiron konflikte”, dhe se “ajo çfarë ka ndodhur ka shkaktuar tmerr, është bërë ndjekje dhe gjueti ndaj serbëve nëpër malet e Banjskës. Shihet qartë se diçka e tillë është përgatitur më herët”.
Në pyetje kush e ka përgatitur këtë, ai është përgjigjur “dikush e ka përgatitur”.
“A janë ata që kanë përgatitur vetëm shqiptarë apo jo, kjo tashmë është një pyetje që kërkon hetim të mëtejshëm”, ka thënë ministri serb, transmeton Paparaci.
Ai ka thënë se kanë pritur një reagim ndryshe nga KFOR-i.
Serbia priste një tjetër reagim, për të mos thënë se jemi në masë të madhe të zhgënjyer nga reagimi i KFOR-it, për ne është dashur në rend të parë të aktivizohet KFOR-i, sepse është i pari që duhet të reagojë në situata të tilla dhe të parandalojë gjakderdhje të mëtutjeshme dhe viktima të tjera njerëzore. Që të del EULEX-i dhe me kusht që “nëse ka” elemente për hetim dhe elemente të përgjegjësisë penale
atëherë që ai person të procedohet – kjo është dashur të bëhet me mbështetjen e EULEX-it dhe mbi të gjitha me mbështetjen e KFOR-it, i cili duhej të ndalonte të shtënat e mëtejshme”, ka pretenduar Vuçeviq.
Ai ka shtuar se KFOR-i kishte një bazë jo larg atij vendi dhe se ata kanë qenë në gjendje të reagojnë.
“Ata dolën, por kanë qëndruar mënjanë dhe kanë lejuan policët shqiptarë të shpërndarë mirë të vazhdojnë gjuetinë e serbëve në zonën e Banjskës”, ka pretenduar Vuçeviq./Paparaci.com