Mimoza Kusari-Lila: Raportoni menjëherë çmimet e naftës mbi 2€/litër

Advertisement

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka bërë thirrje publike që qytetarët të raportojnë çdo rast ku çmimi i naftës në Kosovë arrin ose kalon 2 euro për litër.

Sipas saj, çdo abuzim i mundshëm me çmimet duhet të denoncohet menjëherë tek institucionet përkatëse, në mënyrë që të parandalohet manipulimi i tregut dhe të mbrohen konsumatorët.

Ajo theksoi se angazhimi i qytetarëve është i rëndësishëm për të rritur transparencën dhe për të siguruar që çmimet e derivateve të jenë të drejta dhe në përputhje me rrethanat e tregut.

Advertisement