Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka arrestuar një person për grabitjen në degën e mikrofinancës “RIA” në rrugën “Avdullah Babalija” në Gjakovë.
Siç njoftoi Policia, grabitësi kishte kërcënuar me sëpatë punëtoren, me ç’rast ia vodhën një shumë të hollash në vlerë prej 2000 euro më pas i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.
Policia njofton se kanë arritur ta gjejnë dhe më pas ta arrestojnë të dyshuarin me inicialet F. H
29-vjeçarit i janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale sëpata dhe 2000 euro në bankënota 200-she, 100-she dhe 50-she.
I dyshuari pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, në konsultim me Prokurorin e Shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast “Grabitje”
