Advertisement
Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike ku janë miratuar tetë vendime të rëndësishme.
- U aprovua Raporti Tremujor i Buxhetit 2026.
- U lejuan ndryshime buxhetore, duke mundësuar bartjen e shpenzimeve nga ministritë ekzistuese tek ministritë e reja.
- U ndanë 45 mijë euro për promovimin ndërkombëtar në Forumin Ekonomik të Vjenës.
- U emërua Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
- U miratua pagesa për 52 specializantë lehona, me vlerë mbi 475 mijë euro deri në fund të vitit 2026.
- U krijua Grupi Koordinues kundër dhunës në familje, ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore.Advertisement
- U vazhdua mandati i Sekretarisë së Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë për dy vite.
- U plotësuan e ndryshuan vendime të mëparshme për të siguruar vazhdimësinë e këtij komisioni.