LVV tregon kush janë kandidatët për President

Advertisement

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, nuk konsiderohet si kandidate konsensuale për këtë pozitë.

Nagavci ka thënë se një kandidat konsensual duhet të jetë një figurë që mund të bashkojë partitë politike dhe se për këtë çështje duhet të ketë diskutime e marrëveshje mes subjekteve që do të marrin pjesë në votimin për presidentin e ardhshëm.

Sipas saj, LVV ka emra që mund të jenë të denjë për këtë post, por vendimi duhet të arrihet përmes një procesi negociimi dhe pajtueshmërie mes deputetëve dhe partive politike.

Advertisement

Ajo ka theksuar se zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e të gjitha partive që kanë fituar ulëse në Kuvend dhe se ende ka kohë për të gjetur një zgjidhje që do të ketë mbështetje më të gjerë.