Lirohet rruga për në Banjskë

Advertisement

Policia e Kosovës ka liruar për qarkullim rrugën që të dërgon brenda territorit të fshatit Banjskë, aty ku ditëve të fundi Policia ka zhvilluar aksionin e bastisjeve pas sulmit të grupit terrorist.

Ekipet policore kanë nisur kontrollin në zonën e fshatit Banjskë, prej 24 shtatorit kur në orët e hershme të mëngjesit u përballen me një sulm terrorist nga një grup i armatosur, shumica e të cilëve janë arratisur e disa janë arrestuar nga organet e rendit.

Gjatë kontrollit, Policia ka arrestuar tetë të dyshuar, ka sekuestruar prova materiale, në mesin e tyre automjete e arsenal armësh që dyshohet që i përkasin grupit terrorist.

Advertisement

Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku.  Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë e tetë të arrestuar. Disa sulmues të tjerë tashmë kanë ikur e po trajtohen në spitalet e Serbisë.