Advertisement
Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur një konferencë për medie ku tema kryesore ka qenë vendimi i Ministrisë së Arsimit për blerjen e librave shkollorë nga prindërit.
Jehona Lushtaku-Sadriu e cila foli në konferencë tha se kjo nuk mund të prezentohet si e favorshme.
Tutje sipas Lushtaku-Sadriut, qeveria ngarkoi prindërit dhe e shkeli ligiin.
Sipas saj ky vendim shtetit të Kosovës do t’i kushtojë të paktën 20% më shtrenjtë.
Advertisement
“Konstatojme se Qeveria, Masht dhe Nagavci e kan rrezikuar sistemin e arsimit. Miliona ore kishin humbur vitin e kaluar duke mos u zevendesuar asnjëherë. Në fund kërkojmë dorëheqjen e Nagavcit, shkeljeve të ligjit dhe anarkisë”, u shpreh ajo.