Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se Bedri Hamza do te jetë sërish kandidati i PDK-së per kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ajo n Blic Interview me Astrit Gashin tha se Hamza perfaqéson nje figure serioze dhe te pergatitur, i cili “nuk prodhon drama” dhe nuk perdor gjuhë perçarëse apo etiketuese.
Deliu-Kodra shtoi se PDK synon te fuqizoje vizionin e saj politik dhe te bashkepunoje edhe me forca të tjera, ndërsa theksoi se zgjedhjet e ardhshme do të vendosin mes, siç u shpreh ajo, nje Kosove të varferuar dhe një geverisjeje me strategji per dalje nga kriza.
“Bedri Hamza, do të vazhdojë të jetë sërish kandidati ynë për kryeminister në zgjedhjet e 7 Qershorit. Bedri Hamza nuk prodhon drama, ka qene njeri qe ka prezantuar nje vizion te njeriut serioz e të përgatitur, nuk etiketon, nuk lingon”.
“Une vazhdoj té mendoj se ne duhet ta fugizojmë vizionin tonë me PDK-në edhe me të tjerë që duan të bashkohen.Krizat dhe trazirat kanë qenë të mëdha në këto muaj, e per kete jam e bindur qe do te shohim ndryshim ne zgjedhjet e qershorit sepse do te jenë dy dilema para të cilave qytetarët do të jenë në ditën e votimit: Dilema të një Kosove të saksionuar e varfëruar dhe dilema për një qeverisje me strategji per ta nxjerre vendin nga kjo krizë”, tha Blerta Deliu Kodra.