Një lajm i rëndësishëm vjen para përballjes mes Sllovaki dhe Kosovë, ku vendasit do të jenë pa një nga lojtarët kyç.
Kapiteni i kombëtares sllovake, Milan Škriniar, nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së sotme ndaj “Dardanëve”, duke përbërë një mungesë të madhe për ekipin.
Trajneri i Sllovakisë, Francesco Calzona, ka publikuar listën zyrtare të futbollistëve për këtë përballje, ku emri i mbrojtësit nuk figuron.
Sipas raportimeve, Škriniar kishte pësuar një lëndim, por megjithatë kishte vendosur të udhëtonte me ekipin për ndeshjen e play-offit të Kupës së Botës 2026. Pavarësisht kësaj, ai nuk është përfshirë në listën përfundimtare për shkak të gjendjes fizike.
Mungesa e tij pritet të ndikojë në repartin defensiv të Sllovakisë, duke qenë se ai konsiderohet një nga shtyllat kryesore të skuadrës.
Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet sonte nga ora 20:45 dhe pritet me interes të madh, pasi të dyja ekipet synojnë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në Kupën e Botës 2026.