Advertisement
Tërmeti që ndodhi në Turqi ka shkaktuar një numër të madh të vdekjeve, shkruan “Mitropol”.
Përveç vdekjeve aktualisht ka edhe shumë të plagosur e shumë persona vazhdojnë të mbesin nën gërmadha.
Njëri nga ushtarët që mori pjesë direkt në shpëtimin e dy vjeçares është mitrovicasi Bujar Mangjolli.
Ai ishte edhe ushtari që e mbështjelli vajzën dy vjeçare me uniformën e FSK-së që mbante edhe flamurin e Kosovës.
Advertisement