Policia e Kosovës është sulmuar sot në Bistricë të Leposaviqit, shkruan RepublikaOnline
Një Audi Q5, ka goditur veturën e policisë së Kosovës dhe ka tentuar të ikë nga vendi i ngjarjes, raportojn burimet.
Me qëllim të mbrojtjes së jetëve të rrezikuara nga të dyshuarit që del të jenë serb, Policia e Kosovës ka qëlluar në drejtim të tyre duke qëlluar kështu njërin në gjoks.
Të pakten kështu raportojn edhe mediat serbe në Beograd e disa media serbe në Kosovë, shkruan RepublikaOnline
Ndërsa i dyshuari për sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe personi që u plagos nga këta të fundit është Miljan Deleviq.
Ai është plagosur në gjoks, ndërsa është jasht rrezikut për jetë.
Deleviq, po trajtohet në një spital në Kralevë dhe është jasht rrezikut për jetë.
Për këtë incident, ka reaguar edhe Policia e Kosovës me një deklaratë për media

Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë një veturë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri.
Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës për procedura të mëtejme.