Ky është kleriku serb që u gjet i vdekur në Kishën Ortodokse në Vushtrri

Advertisement

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një vdekje të dyshimtë në Kishën Ortodokse në Vushtrri, ku kleriku fetar u gjet pa shenja jete.

Sinjali mëson se viktima është Simo Çimburoviq, 47-vjeçar.

Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar mjeku që doli në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Në vendngjarje njësitë policore kanë gjetur një armë zjarri e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Advertisement

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *