Kuvendi mblidhet sonte për zgjedhjen e Presidentit, propozohen dy kandidatura

Advertisement

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se është pranuar kërkesa e Grupit Parlamentar të Lëvizja VETËVENDOSJE! për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit.
Sipas njoftimit, seanca do të mbahet sonte në orën 20:30.
Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për postin e Presidentit: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Haxhiu u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, duke theksuar rëndësinë e përmbushjes së obligimeve të tyre kushtetuese.

Advertisement