Duda Balje duket se nuk ka pasur ditë të mira në fillim të këtij viti.
Një person ka deklaruar në polici se ajo dhe deputetja kishin një romancë dashurie për hiç më pak se 6 vite
Personi i njëjtë duket se në këtë mes ka ‘iplikuar’ edhe më të afërmit e Baljes, duke iu dërguar video, sms apo edhe në forma të ndryshme komunikimi.
dyshuari tashmë ndodhet nën masën e paraburgimit dhe po hetohet për veprat ngacmim dhe kanosje. Ai ka mohuar dyshimet e ngritura dhe është mbrojtur duke pretenduar se nuk ka të bëjë me ngacmim, por me një raport të afërt, të cilit i është referuar si lidhje dashurie
Sipas informacioneve të para, për gjashtë vite me radhë, deputetja Duda Balje njihet me të dyshuarin, i cili është nga Deçani, kohën e fundit ka jetuar mes Pejës e Zvicrës, për shkak të biznesit të tij, të cilin e menaxhon. Gjatë periudhës kur pretendon se pasur kontakt me deputeten, ai po dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar presion, duke e ngacmuar e kërcënuar, me qëllim të frikësimit në lidhje me disa foto/video që i posedon
