Kurti: Rritën shtesat për fëmije dhe për lehona

Advertisement

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka premtuar rritje të ndihmave sociale për familjet në mandatin e ardhshëm. Ai tha se shtesat për fëmijë synohen të dyfishohen nga 30–45 euro aktualisht në 60–90 euro, ndërsa mbështetja mujore për lehonat të rritet nga rreth 326 euro në 500 euro.

Sipas Kurtit, mbi 400 mijë fëmijë kanë përfituar nga shtesat për fëmijë dhe mbi 80 mijë nëna nga shtesat për lehona që nga fillimi i këtyre skemave. Ai theksoi se këto politika janë pjesë e fokusit të qeverisë për familjen dhe mirëqenien sociale.

Ministri në detyrë Andin Hoti deklaroi se familja mbetet prioritet kombëtar dhe se institucionet po synojnë të forcojnë mbështetjen sociale për familjet, fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Advertisement

Ndërsa ministrja në detyrë Donika Gërvalla tha se fuqizimi i familjes është thelbësor për drejtësinë sociale dhe stabilitetin e shoqërisë, duke theksuar nevojën për mbrojtje nga dhuna, diskriminimi dhe pasiguria ekonomike.