Kurti nuk “MASHTROHET LEHTË“ tregon pse kryetarët nga VV që s’i shkuan në takim Hovenierit

Advertisement

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar arsyet pse dy kryetarët e dy komunave veriore nga VV nuk kanë mundur të shkojnë në takim me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier ditë më parë.

Kurti ka thënë se ata ishin në orar të punës dhe ishte vlerësuar se ajo ditë ishte e rëndësishme.

“Ata u ftuan gjatë orarit të punës. Kjo nuk do të thotë që nuk do t’i takojnë ambasadorët një herë tjetër, por atë ditë ishin në orar pune dhe është vlerësuar se ishte e rëndësishme. Ajo ka qenë një ditë e veçantë, kur prej Lepsoaviqit të shkohet në Prishtinë me të gjitha ato turma rrotull”, ka deklaruar ai.

“Besoj që kryetari Lulzim Hetemi e ka marrë vendimin e duhur që të qëndrojë në zyrë. Kur po sulmohej KFOR-i, Policia e Kosovës e gazetarët, ai është dashur të jetë aty”, ka thënë ai.

Advertisement

Sipas tij, katër kryetarët shqiptarë të komunave veriore, nuk përfaqësojnë partitë. Ai ka thënë se ata duhet t’u shërbejnë qytetarëve, veçanërisht qytetarëve serbë.

“Atyre është duke u ecur rroga. Ata janë në punë. Nuk duhet të ketë parti më të rëndësishme se shteti. Kemi dy kryetarë nga VV dhe dy nga PDK, po rata nuk përfaqësojnë partitë e tyre aty. Asnjëri prej tyre nuk përfaqëson as VV-në e as PDK-në, por duhet t’u shërbejnë qytetarëve, e në veçanti serbëve, meqenëse janë shumicë aty”, ka thënë Kurti në KTV.