Kurti njofton pas mesnate: Fola në telefon me Borrell-in

Advertisement

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar përmes një cicërime në Twitter se ka biseduar në telefon me Shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Kisha një telefonatë me Josep Borrell lidhur me çështjet aktuale, përfshirë edhe pas zgjedhjet në katër komunat në veri. Theksoi se kryetarët e zgjedhur do të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Kurti.

Sipas Kurtit, është e rëndësishme të intensifikohet dialogu për zbatimin e plotë të marrëveshjes themelore.

Advertisement

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.