Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për takimin e 14 shtatorit, me ç’rast ka thënë se vetëm ai ka bërë një propozim për marrëveshje, ndërsa jo Serbia.
Ai në këtë konferencë ka goditur përfaqësuesin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke thënë se ka pas një kooordinim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan Reporteri.net.
“Në takimin trilateral, u ekspozova përballë një skenari të cilin z. Lajçak dukej se e kishte dizejnuar kohë më parë. Me 14 shtator pati një pozicionim të qartë kundër Kosovës dhe kundër marrëveshjes bazike në veçanti. Ata kanë shkuar me goditjen e të ardhmes të Kosovë. Ose do të zbatojmë marrëveshjen në tërësi, ose nuk mund t’i zbatojmë ato që i do Serbia. Kjo logjikë ka vdekur dhe një Republikë e pavarur e Kosovës nuk do të ec në një shteg të tillë”, ka thënë Kurti në konferencë.