Kurti deklarohet para takimit me Vuçiqin në Ohër

Advertisement

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar sot rreth takimit të 18 marsit që do të mbahet në Ohër, e me ç’rast do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Shefi i qeverisë tha se do të vazhdojnë përgatitjet, teksa u shpreh se aneksi i zbatimit të planit franko-gjerman duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe efikas, transmeton Paparaci.

 

“Do të vazhdojmë përgatitjet për takimin e 18 marsit dhe të shohim se si do të mund t’ia bashkëngjisim propozimit edhe planin e mirëfilltë të zbatimit që duhet të karakterizohet nga gjithë-përfshirja edhe efikasiteti”, shtoi Kurti.

Advertisement

“Unë isha i gatshëm të nënshkruaj kur ishim në Bruksel, andaj ju e kuptoni që për marrëveshje duhen dy palë. Është dëm që teksti i dakorduar tashmë nuk është nënshkruar më 27 shkurt. Pse s’ka nënshkrime, besoj përgjigjen duhet ta kërkoni tek të tjerët”.