Kurti – ambasadorëve të QUINT-it: Kosova e gatshme ta nënshkruajë marrëveshjen themelore, Serbia po refuzon

Advertisement

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një takim me ambasadorët e akredituar të shteteve të QUINT-it në Kosovë me qëllim të ofrimit të informacioneve më të fundit mbi dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shefi i qeverisë nëpërmjet një postimi në platformën X, ka theksuar se, nëse çështja do të ishte vetëm në dorën e Kosovës, ata do të ishin në gjendje të kishin arritur një marrëveshje dhe të ishin tashmë në fazën e zbatimit të saj.

“Theksova gjithashtu se nëse do të ishte vetëm në dorën e Kosovës, ne do të kishim arritur një marrëveshje dhe tashmë do të ishim në proces të zbatimit të saj. Kosova është ende e gatshme të nënshkruajë Marrëveshjen Bazë, Aneksin e Zbatimit dhe draftin e 21 tetorit. Serbia vazhdon të refuzojë”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Advertisement

Ani pse dikur ishte kritik për qasjen e BE-se, në dialog, sot kryeministri ka shprehur mirënjohjen e tij për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e tyre në përpjekjen për të rivendosur dialogun pas sulmit terrorist të 24 shtatorit