Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka deklaruar se kryetari Hamza i ka kthyer përgjigje Kurtit lidhur me ftesën për takim, raporton GazetaBlic.
Ajo për GazetaBlic tha, se Kryeministrit i është kërkuar të konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, për të rritur seriozitetin në trajtimin e çështjes.
Deliu bën me dije se, pas këtij konkretizimi, tema do të shqyrtohet nga organet e PDK-së dhe më pas do të komunikohet qëndrimi përfundimtar i partisë.
“Kryetari Hamza i ka kthyer përgjigje z. Kurti lidhur me ftesën për takim. Atij i është kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të rritet serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje. Pas këtij konkretizimi nga ana e tij, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së’, thuhet në përgjigjen e saj për GazetaBlic.